Botë

OBSH-ja themelon panel për ta rishikuar menaxhimin e pandemisë

OBSH-ja themelon panel për ta rishikuar menaxhimin e pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lajmëruar sot se do të themelojë një panel i cili do ta rishikojë menaxhimin e pandemisë së Covid-19 në nivel global.

Duke u folur shteteve anëtare në Gjenevë, Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se ish-kryeministrja e Zelandës së re, Helen Clark, dhe ish-presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf do të jenë në krye të panelit rishikues, i cili do të quhet Paneli i Pavarur për Menaxhimin dhe Gatishmërinë ndaj Pandemisë, shkruan BBC.