Botë

Macroni Izraelit: Aneksimi i Bregut Perëndimor, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Macroni Izraelit: Aneksimi i Bregut Perëndimor, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Presidenti i Francës, Emanuel Macron i ka thënë përmes telefonit kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu që të përmbahet nga planet për aneksim në Bregun Perëndimor, duke thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Presidenca franceze ka bërë të ditur përmes një deklarate të premten se Macroni “kishte theksuar se një lëvizje e tillë bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe cenon mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete, si bazë për një paqe të drejtë dhe afatgjate në mes izraelitëve dhe palestinezëve, shkruan Al Jazeera, transmeton KOHA.