Botë

Rekord i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Rekord i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoni të Veriut është shënuar numër rekord i rasteve të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 205 persona, nga 1728 testime sa janë bërë.

Kjo është shifër rekorde të infektuarve brenda një dite. Ndërkohë në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 persona, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut. Janë shëruar 336 persona në 24 orët e fundit.