Botë

Hasiba do ta varrosë burrin e saj në përvjetorin e gjenocidit: U nis në rrugën e vdekjes dhe nuk u kthye më

Hasiba do ta varrosë burrin e saj në përvjetorin e gjenocidit: U nis në rrugën e vdekjes dhe nuk u kthye më

E mbijetuara e luftës në Bosnjë-Hercegovinë, Hasiba Musiq nga Glogova në afërsi të Bratunacit, do ta varrosë burrin Kemal Musiq në Qendrën Memoriale në Potoçari. Këtë do ta bëj sot, në 25-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, ka shkruar sajti boshnjak “oslobodjenje.ba”.

Hasiba ka treguar se burri i saj në vitin 1995 është nisur për në territorin e lirë në rrugën e vdekjes dhe për fat të keq nuk ka arritur asnjëherë.