Botë

13 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë, Florida regjistron rekord rastesh të reja koronavirusi

13 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë, Florida regjistron rekord rastesh të reja koronavirusi

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i personave të identifikuar pozitivë me infeksionin e koronavirusit është në pragun e 13 milionë, për një total viktimash prej afro 570 mijë.

Renditjen e pandemisë Covid vazhdon ta kryesojë SHBA-ja me më shumë se 3 milionë infeksione, e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.