Botë

Përshkallëzim i luftës për pushtet në Bullgari

Përshkallëzim i luftës për pushtet në Bullgari
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë për shkak të sjelljes "mafioze". Në këtë mënyrë ai reagoi ndaj bastisjeve të fundit në zyrat presidenciale, ka shkruar të hënën DW.

"Dalja nga situata e tanishme është: Dorëheqja e qeverisë dhe prokurorit të shtetit", deklaroi presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, në një paraqitje televizive pas bastisjeve të fundit në zyrat presidenciale. "Karakteri mafioz i qeverisë bullgare ka shkaktuar pakënaqësi tek secili në Bullgari, ndaj të gjithë kërkojnë tani respektimin e ligjeve".