Botë

Një i vdekur në zënkë për maskë në Michigan

Një i vdekur në zënkë për maskë në Michigan

Një polic në shtetin e SHBA-së, Michigan, ka qëlluar për vdekje një person që e kishte therrur me thikë në shitore një konsumator, raporton BBC. Zënka kishte filluar në lidhje me maskat e fytyrës.

Policia ka njoftuar se incidenti ka filluar në një shitore në afërsi të Lansingut, ku i dyshuari, me emrin Sean Ruis, kishte sulmuar një 77-vjeçar që e kishte qortuar pse nuk po e mban maskën në fytyrë.