Botë

Protestat kundër qeverisë në Bullgari bllokojnë kryeqytetin

Protestat kundër qeverisë në Bullgari bllokojnë kryeqytetin
Foto: AP

Protestuesit kundër qeverisë kanë bllokuar dy udhëkryqet kryesore në qendër të kryeqytetit, Sofje, duke kërcënuar se do të bllokojnë trafikun deri sa të jep dorëheqjen qeveria, të cilën e akuzojnë për korrupsion.

Me mijëra njerëz janë tubuar për tre javë rresht në kryeqytetin e Bullgarisë dhe qytetet tjera, në protestat më të mëdha që nga anëtarësimi i këtij shteti në BE, shkruan Al Jazeera të enjten.