Botë

Tri javë protesta në Bullgari kundër qeverisë, akuza për korrupsion e lidhje me mafien….

Tri javë protesta në Bullgari kundër qeverisë, akuza për korrupsion e lidhje me mafien….

Bullgaria prej tri javësh përjeton protesta kundër korrupsionit qeveritar, ngecjes së reformës në drejtësi dhe autoritarizmit. Kryeministri Bojko Borisov këmbëngul se ai nuk do e japë dorëheqjen për t’i kursyer vendit kaosin politik në këtë kohë pandemie.

Mijëra qytetarë bullgarë vazhdojnë të protestojnë paqësisht për të tretën javë radhazi kundër qeverisë me bindjen se nuk kanë për t’u ndalur pa u plotësuar kërkesat e tyre.