Botë

Shifra rekorde të rasteve me koronavirus nëpër botë

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka regjistruar rritje rekorde të rasteve ditore me koronavirus të premten, me numrin total prej 292,575 personave të infektuar për një ditë.

Numri më i madh i infektimeve erdhi nga SHBA-ja, pastaj Brazili, India dhe Afrika Jugore, ndërsa numri të vdekurve arriti në 6,812 brenda ditës, transmeton KOHA.