Botë

Gjermania nis testimin e detyrueshëm të atyre që kthehen nga zonat me rrezik të lartë

Gjermania nis testimin e detyrueshëm të atyre që kthehen nga zonat me rrezik të lartë

Gjermania do të nisë testimin obligativ të udhëtarëve që kthehen nga zonat me rrezik të lartë nga Covid-19, ka bërë të ditur të hënën Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë: “I kemi draftet e para. Duam që këtë ta koordinojnë edhe me shtetet, sepse ato duhet ta zbatojnë në aeroporte dhe stacione të trenit”.