Botë

Pasagjerët në dy anije preken nga koronavirusi, pak javë pas rifillimit të industrisë

Pasagjerët në dy anije preken nga koronavirusi, pak javë pas rifillimit të industrisë
Foto: AFP

Raste me COVID-19 janë shfaqur së paku në dy anije – një në Arktik dhe një në Paqësor – vetëm pak javë pasi kanë rifilluar pushimet në anije luksi, shkruan “The Guardian”.

Së paku 40 pasagjerë dhe anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri në “MS Roald Amundsen” dhe autoritetet janë duke gjurmuar kontaktet e qindëra pasagjerëve.