Botë

Një tjetër konflikt në horizont, Putin mund të aneksojë territorin e Bjellorusisë

Një tjetër konflikt në horizont, Putin mund të aneksojë territorin e Bjellorusisë

Pavarësisht gjithë fokusit legjitim mbi rritjen e tensioneve SHBA-Kinë, surprizat këtë verë për Perëndimin ka më shumë të ngjarë të vijnë nga Rusia e Vladimir Putinit. Kjo për shkak se kontradiktat e ndërthurura midis ambicies ndërkombëtare të Rusisë, dhe shkatërrimit të saj të brendshëm që e kanë karakterizuar gjithnjë sundimin e Putinit, tani në vitin e tij të 21-të në pushtet, po dalin në pah në një mënyrë që i jep një shans, por njëherazi edhe një rrezik më të madh, transmeton JavaNews.

Efektiviteti brutal i shtetit të tij kleptokrat po rritet, me modernizimin e ushtrisë që përfshin testet e armëve të reja hapësinore anti-satelitore, përparime të rëndësishme në teknologjinë hipersonike, dhe operacionet e shërbimeve inteligjente në gjithë botën, të cilat përdorin në mënyrë efektive teknologjinë e përparuar dhe një ushtri mercenarësh më pak të kualifikuar.