Botë

Testet e antitrupave tregojnë se 1.5 milionë italianë janë prekur me koronavirus

Testet e antitrupave tregojnë se 1.5 milionë italianë janë prekur me koronavirus

Rezultatet e analizave për antitrupa që u bënë në afro 65,000 italianë, tregojnë se afro 1.5 milionë persona ose 2.5% e popullatës e kanë pasur koronavirusin, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë të hënën.

Kjo shifër është gjashtë herë më e madhe se numri i zyrtar i infektimeve në Itali, që është gati 25.000. Rezultati, kur krahasohet me numrin e përgjithshëm të të vdekurve që shkoi në afro 35.000, përputhet me shkallën e mortalitetit prej 2.3% që ka ky virus, shkruan AP-ja.