Botë

Ndalimi i burkës zemëron myslimanet në Holandë

Ndalimi i burkës zemëron myslimanet në Holandë

Me ligj Holanda ndali mbajtjen e burkës në ambiente publike. Një vit më pas myslimanet ankohen për rritje të agresivitetit ndaj tyre. Detyrimi për maskë në autobusë e kudo për to është dyfish diskriminues.

Bos en Lommerplein është një shesh në perëndim të Amsterdamit. Kush kalon këtu i bie në sy Emarah*. Ajo mban burka, një veshje në ngjyrë të errët që e mbulon atë nga koka në këmbë. "Njerëzit mendojnë shpesh, që unë duhet ta vesh këtë, sepse më urdhëron burri. Por kjo është zgjedhja ime", thotë ai në bisedë me Deutsche Wellen. "Me thënë të drejtën nuk isha e martuar, kur fillova të mbaj burkën." Me një ton të hidhëruar ajo shton, se është e vështirë të mbash burkën, sepse njerëzit të shohin si armik. "Ndjehem tërësisht e vetmuar, e shtyrë në një kënd. Diskriminohem, vetëm, sepse dua të ushtroj fenë time."