Botë

Zvicra raporton për 181 raste të reja me COVID-19

Zvicra raporton për 181 raste të reja me COVID-19

Zvicra ka regjistruar 181 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Autoriteti zviceran i Shëndetësisë (BAG) ka njoftuar se nga 7906 testime sa janë kryer 181 kanë rezultuar pozitive.

Është një rritje e numrit të rasteve për dallim nga 130 sa ishin të martën dhe 66 të hënën.