Botë

Nëntë të vdekur në Serbi në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, 295 raste të reja

Nëntë të vdekur në Serbi në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, 295 raste të reja

Nëntë persona kanë vdekur në Serbi si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit. Po ashtu siç ka njoftuar Shtabi i Krizës në Serbi janë regjistruar edhe 295 raste të reja nga 9858 të testuar.

Gjithsej në Serbi kanë vdekur si pasojë e COVID-19, 614 persona. Ndërsa janë regjistruar 27.033 raste.