Botë

Një e treta e popullatës së Afganistanit mund të jetë infektuar me koronavirus

Një e treta e popullatës së Afganistanit mund të jetë infektuar me koronavirus

Një studim me teste serologjike ka zbuluar se gati një e treta e popullatës së Afganistanit, apo rreth 10 milionë banorë, mund të jenë infektuar me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit, transmeton BBC.

Zbulimet janë bërë nga rezultatet e testimeve serologjike të bëra me 9500 persona nëpër vend, me ndihmën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Universitetin John Hopkins.