Botë

Izraeli nuk mund ta fshehë pushtimin

Izraeli nuk mund ta fshehë pushtimin

Gjatë dy dekadave të fundit ka ekzistuar një bindje e përgjithshme dhe pothuajse e pakontestuar që satelitët kanë ndaluar të marrin pamje mbi Izrael dhe territoret që i ka okupuar nga Palestina dhe Siria. Kjo ka ndodhur për shkak të një rregulloreje të nxjerrë në SHBA në vitin 1996, që njihet si Amendamenti Kyl-Bingman (KBA), i cili ka kufizuar marrjen e pamjeve me kualitet të lartë dhe qasjen në imazhe me rezolucion të lartë, që prodhohen nga ana e kompanive amerikane mbi qiellin e izraelit (duke përfshirë edhe territoret e okupuara palestineze dhe Rrafshnaltat e Golanit), shkruan FP. Si rezultat i kësaj, imazhet publike që gjenden në platformat elektronike, si “Google Earth”, janë bërë të turbullta dhe me cilës të ulët.

Rezultat i presionit