Botë

Franca, Spanja dhe Greqia me numër në rritje të infektuarve me COVID-19, frikë nga vala e dytë

Franca, Spanja dhe Greqia me numër në rritje të infektuarve me COVID-19, frikë nga vala e dytë

Franca, Spanja dhe Greqia kanë qenë në mesin e shteteve evropiane që kanë regjistruar rritje të rasteve të reja me COVID-19 të mërkurën, duke krijuar kështu frikën për një valë të dytë gjatë sezonit turistik, shkruan BBC.

Franca të mërkurën ka njoftuar se ka regjistruar 1695 raste të reja në 24 orët e fundit, shifra më e lartë e rasteve me COVID-19 për më tepër se dy muaj, duke çuar shifrën totale në 228.576.