Botë

Biden ende nuk e ka zgjedhur kandidaten për nënpresidente

Biden ende nuk e ka zgjedhur kandidaten për nënpresidente

Në Shtetet e Bashkuara, Kandidati demokrat për president, Joe Biden ka shtyrë njoftimin për zgjedhjen e tij për kandidatin për nënpresident, mes spekulimeve për kundërshtimin brenda kampit të tij ndaj senatores nga Kalifornia, Kamala Harris që duket të jetë kandidatja kryesore.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Brian Padden njofton se janë shfaqur alternativa të tjera që thuhet se janë më të prirura për bashkëpunim sesa Harris, një ish-rivale si kandidate brenda partisë që ishte përplasur shpesh me zotin Biden, gjatë fushatës.