Botë

Parashikuesi i saktë që më 1984: Bideni do të mposhtë Trumpin në nëntor

Parashikuesi i saktë që më 1984: Bideni do të mposhtë Trumpin në nëntor

Një profesor i historisë që ka parashikuar saktë rezultatin e të gjitha zgjedhjeve presidenciale amerikane që nga viti 1984, thotë se demokrati Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Duke u shfaqur në një video të transmetuar në faqen elektronike të Nju Jork Tajmsit, Allan Lichtman, profesor i Universitetit Amerikan, thotë se ai përdor atë që e quan sistemin e “13 faktorëve kryesorë” për të parashikuar rezultatet e zgjedhjeve.