Botë

Më shumë se 19 milionë të prekur me COVID-19 në botë

Më shumë se 19 milionë të prekur me COVID-19 në botë

Më shumë se 19 milionë njerëz në botë janë regjistruar si të prekur me COVID-19, sipas të dhënave të fundit të Universitetit “Johns Hopkins”.

Sipas të dhënave aktuale, 19 milionë e 91 mijë persona në gjithë botën janë regjistruar si të prekur deri tash, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prijnë me 4.88 milionë të prekur.