Botë

Zvicra nënshkruan marrëveshje për vaksinën potenciale ndaj COVID-19

Zvicra nënshkruan marrëveshje për vaksinën potenciale ndaj COVID-19
Foto: Reuters / ilustrim / Arkiv

Zvicra ka nënshkruar një marrëveshje për të siguruar qasje të hershme në vaksinën kundër COVID-19, të zhvilluar nga kompania amerikane “Moderna”, ka njoftuar qeveria zvicerane të premten.

Shteti me 8.6 milionë banorë do të marrë 4.5 milionë doza të vaksinës përmes marrëveshjes, e mjaftueshme për të vaksinuar 2.25 milionë njerëz nëse nevojiten dy doza për pacient.