Botë

Mijëra nënshkrime në një peticion me kërkesën që Franca të marrë nën kontroll Libanin

Mijëra nënshkrime në një peticion me kërkesën që Franca të marrë nën kontroll Libanin
Foto: AP

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të vërë nën kontroll Libanit pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejrut.

Mbi 44,000 vetë kanë nënshkruar një peticion në internet për "vendosjen e Libanit nën një mandat francez për 10 vitet e ardhshme". Peticioni në faqen e peticioneve Avaaz njoftohet se është iniciuar nga qytetarët libanezë pas shpërthimit që tronditi Bejrut të martën, duke vrarë mbi 140 vetë dhe duke plagosur më shumë se 5,000 të tjerë.