Botë

Rritet në 154 numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut

Rritet në 154 numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut
Foto: AP

Numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin e Bejrutit ka shkuar në 154, njoftoi ministri i Shëndetësisë në Liban, Hamad Hassan, përcjell “TheDailyStar” të premten.

Hassan tha se rreth 5.000 persona tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore nëpër spitale, derisa 120 prej tyre janë në gjendje kritike.