20:06

Shkon në 16 numri i të vdekurve nga përplasja e aeroplanit në Indi

Ka shkuar në 16 numri i të vdekurve nga përplasja e aeroplanit të linjës “Air India Express”.

Ministri i Aviacionit Civil, Hardeep Singh Puri, ka konfirmuar shifrat për CNN.

Ai ka thënë se në mesin e 16 të vdekurve, njëri është pilot ndërsa 123 të tjerë janë lënduar dhe janë përcjellë në spitale.

Zyrtarët kanë konfirmuar se në aeroplan ishin 190 njerëz, 174 pasagjerë e 10 të mitur, dy pilotë dhe katër pjesëtarë stafi.

19:11

Aeroplani ndahet në dy pjesë nga përplasja në Indi, lë të vdekur të paktën tre persona

Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e përplasjes së një aeroplani i linjës “Air India Express” në aeroportin e Keralas.

Aeroplani u nda në dy pjesë derisa po ulej dhe doli nga pista.

Në të kishte 174 pasagjerë dhe gjashtë pjesëtarë të stafit, raporton CNN.

Zyrtarët thanë se aeroplani ishte ulur derisa ishte mot i keq me shi, transmeton KOHA.

Piloti dhe dy pasagjerë kanë vdekur pas përplasjes tragjike të avionit, ndërsa kanë mbetur disa të tjerë të lënduar.