Botë

Heronjtë e heshtur të pandemisë

Heronjtë e heshtur të pandemisë

Një mëngjes qershori, Deep Chand vërejti një familjar të dëshpëruar të një pacienti me Covid-19 duke qëndruar jashtë repartit të koronavirusit, në një spital të kryeqytetit indian, Delhi. Ky burrë po mundohej dëshpërimisht të fliste me ndonjë mjek apo infermier në mënyrë që ta kuptonte se si është gjendja e të afërmit të tij, i cili ishte pacient në atë repart.

Por ishte një ditë e tmerrshme për mjekët – disa pacientë kishin vdekur, disa të tjerë ishin në gjendje kritike dhe pacientë të rinj po shtoheshin. Kështu që Deep Chand, i cili punonte si ndihmës në repart, iu afrua burrit dhe e pyeti nëse mund t’i ndihmonte diçka.