Botë

Nagasaki shënon 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike me thirrjen për ndalim të armëve bërthamore

Nagasaki shënon 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike me thirrjen për ndalim të armëve bërthamore
Foto: AP

Qyteti japonez Nagasaki më 9 gusht shënoi 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike nga SHBA-ja, duke iu bërë thirrje liderëve që të bëjnë më shumë në ndalimin e armëve bërthamore.

Në orën 11:02 – në kohën e saktë kur bomba atomike u hodh mbi këtë qytet – të mbijetuarit dhe pjesëmarrësit e tjerë mbajtën një minutë heshtje për të nderuar mbi 7.000 viktimat.