Botë

94 imigrantë gjenden të fshehur në një kamion në Maqedoninë e Veriut

94 imigrantë gjenden të fshehur në një kamion në Maqedoninë e Veriut
Foto: AP/Ilustrim

94 imigrantë u gjetën të fshehur në një kamion në Maqedoninë e Veriut. Një patrullë e policisë maqedonase ka ndaluar kamionin me targa shtetërore të dielën në qytetin Radovish, ndërsa shoferi është larguar pas ndalimit.

Policia gjeti imigrantët që vinin nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani, të fshehur në kamionin e mallrave, raporton AP.