Botë

Libani regjistron ditë rekorde me të infektuar me COVID-19

Libani regjistron ditë rekorde me të infektuar me COVID-19
Foto: Reuters

Libani të martën ka njoftuar për ditë rekorde me raste të reja me COVID-19, duke raportuar për më shumë se 300 raste të reja e shtatë të vdekur, në kohën kur shteti po vuan pasojat nga shpërthimi i javës së shkuar në portin e Bejrutit.

Në këtë shtet deri tash janë regjistruar 7121 raste me COVID-19 që nga shkurti. 87 persona kanë humbur betejën me virusin, sipas të dhënave zyrtare.