Botë

Zelanda e Re po dyshon se burimi i rasteve të reja me koronavirus janë mallrat e importuara

Zelanda e Re po dyshon se burimi i rasteve të reja me koronavirus janë mallrat e importuara
Foto: Reuters

Autoritetet e Zelandës së Re janë duke hetuar mundësinë nëse rastet e para me COVID-19 në vend pas më tepër se tre muajve janë nga ngarkesat e mallrave të importuara, ndërsa qyteti më i madh në këtë shtet është futur në karantinë të mërkurën, shkruan agjencia Reuters. 

Zbulimi i katër anëtarëve të një familje me koronavirusin e ri në Auckland kanë shtyrë kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, që të reagojë shpejt dhe të izolojë qytetin dhe të urdhërojë masën e distancimit social në gjithë shtetin.