Botë

Në Brazil 1.274 vdekje të reja nga COVID-19, në Meksikë 926 dhe 834 në Indi

Në Brazil 1.274 vdekje të reja nga COVID-19, në Meksikë 926 dhe 834 në Indi

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.274 vdekje, në Meksikë 926 dhe në Indi 834.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 52.160 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.109.630 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 103.026 me 1.274 vdekje të reja, transmeton AA.