Botë

Në Serbi bashkohet një pjesë e opozitës

Në Serbi bashkohet një pjesë e opozitës

Në Serbi është themeluar edhe një subjekt politik - Opozita e Bashkuar e Serbisë (UOS). Pas krijimit të këtij subjekti, janë shuar disa të tjera.

Vendimin për krijimin e një subjekti të ri politik në Serbi e kanë nënshkruar 12 parti dhe lëvizje: Partia Demokratike, Partia për Liri dhe Drejtësi, Partia Popullore, Lëvizja për Ndryshime, Shoqata e Sindikatave Sloga, Lëvizja Popullore e Serbëve në Kosovë e Metohi, Bashkësia Demokratike Hungarezëve në Vojvodinë, Platforma Qytetare etj. Në Opozitën e Bashkuar të Serbisë nuk do të jetë lëvizja Dveri e Boshko Obradoviqit, të cilin presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe disa të tjerë shpesh e kanë quajtur me orientime fashiste. UOS është formuar, siç thuhet, me të vetmin qëllim: "largimin nga pushteti të regjimit të korruptuar, të bazuar tek vullneti i një personi“.