Botë

SHBA-ja konsideron testimet sfiduese për vaksinën kundër Covid-19

SHBA-ja konsideron testimet sfiduese për vaksinën kundër Covid-19

Shkencëtarët e qeverisë së SHBA-së kanë nisur përpjekjet e prodhimit të një tipi të koronavirusit i cili mund të përdoret në testimin e vaksinave, studim kontrovers ku vullnetarët e shëndetshëm do të vaksinohen e pastaj të infektohen qëllimisht me virusin, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Ky projekt është në fillim dhe nuk do të zëvendësojë testimet e Fazës III ku një numër i madh i të vaksinuarve pritet të infektohen vet, e pastaj të shihet efikasiteti i vaksinës.