Botë

Japonia shënon 75 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Japonia shënon 75 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore
Foto: Reuters

Në tempullin Yakusuni në Tokyo, në numër më të vogël sesa zakonisht për shkak të pandemisë dhe vapës së madhe, njerëzit ofruan lutje dhe u mbajt një minutë heshtje sot, të shtunën, ndërsa perandori japonez Naruhito shprehi “keqardhje të thellë” për shkak veprimeve të shtetit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, në 75 vjetorin e dorëzimit të Japonisë.

“Me sinqeritet shpresoj që tmerret e luftës nuk do të përsëriten asnjëherë”, tha ai gjatë ceremonisë së shtunës.