Botë

Bota shënon numër rekord të rasteve ditore me koronavirus

 

Organizata Botërore e Shëndetit ka raportuar se numri total i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur për më shumë se 294,000 brenda 24 orëve, shifra më e lartë deri tash.

Më shumë se 21 milionë njerëz janë infektuar në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton KOHA.