Botë

Shtohet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Francë dhe Spanjë

Shtohet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Francë dhe Spanjë
 

Rritja e frikshme e rasteve të reja me koronavirus në shumë vende të Bashkimit Evropian, rrit ankthin dhe pasigurinë se vjeshta do të godasë më rëndë vendet e unionit.

Franca raporton plot 3776 të infektuar të tjerë me koronavirus në ditën e fundit, shifër kjo që nuk ishte përsëritur që nga lehtësimi i masave të izolimit. Gjithashtu Drejtori i Shëndetit Publik bëri me dije se bilanci total i fataliteteve ka mbërritur në 30.468.