Botë

BE-ja kërcënon Turqinë me sanksione në rast të tensionimeve të reja në Mesdhe

 

Bashkimi Evropian është duke përgatitur sanksione kundër Turqisë, të cilat do të diskutohen në samitin e ardhshëm të bllokut më 24 shtator, në kundërpërgjigje ndaj përplasjeve të vendit me Greqinë në lindje të Mesdheut, ka bërë të ditur të premten kryediplomati i bllokut.

Masat, të cilat kanë për qëllim që ta kufizojnë aftësinë e Turqisë për kërkimin e gazit natyror në ujërat e kontestuara, mund të përfshijnë individë, anije apo përdorimin e porteve evropiane, ka thënë Josep Borrell.