Botë

Arrin në 25 milionë numri i rasteve me COVID-19 në botë

Foto: Reuters
 

Rastet globale me koronavirus kanë tejkaluar 25 milionë të dielën, sipas një sondazhi të Reutersit, ndërsa India ka shënuar numrin rekord në botë me rastet ditore të infektimit me Covid-19.

Të dhënat po tregojnë rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve, ndërsa epiqendra tani është duke lëvizur nga SHBA dhe Amerika latine, në Indi.