Botë

Spanjollët, të alarmuar nga rastet e reja me koronavirus

Spanjollët, të alarmuar nga rastet e reja me koronavirus
 

Autoritetet spanjolle po i druhen mundësisë së një vale të dytë të koronavirusit, shkaku i numrit të lartë të të infektuarve që është konfirmuar gjatë ditëve të fundit. Ata janë edhe më të alarmuar për kthimin e fëmijëve në shkolla.

Madridi druan se një izolim total do të dëmtonte ekonominë, por shumë banorë të kryeqytetit i kanë bërë thirrje Qeverisë që të ndërmarrë masa për ta vënë në kontroll shtimin e rasteve të reja. Spanja në fund të muajit gusht prezantoi planin për rihapjen e shkollave.