Botë

OBSH-ja: Nëse pranojmë vdekjet e të moshuarve nga COVID-19 kemi dështuar si shoqëri

OBSH-ja: Nëse pranojmë vdekjet e të moshuarve nga COVID-19 kemi dështuar si shoqëri

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka komentuar opinionet se shkalla e lartë e vdekjes nga COVID-19 nuk është shqetësim i madh nëse ata që humbin jetën janë kryesisht të moshuar.

“Të pranojmë vdekjen e dikujt për shkak të moshës është dështim moral në pikën më të lartë të mundshme, dhe nuk duhet t’ia lejojmë shoqërisë sonë të sillet në këtë mënyrë”, ka thënë ai.