Botë

OBSH-ja s’pret vaksinim kundër koronavirusit deri në mesin e vitit të ardhshëm

OBSH-ja s’pret vaksinim kundër koronavirusit deri në mesin e vitit të ardhshëm

Një zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të premten ka thënë se nuk pret që të ketë vaksinim në masë kundër COVID-19 deri në mesin e vitit të ardhshëm, duke ritheksuar rëndësinë e testimeve rigoroze në efikasitet dhe siguri të vaksinave.

“Ne nuk presim që të ketë vaksinim të shtrirë plotësisht deri kah mesi i vitit të ardhshëm”, ka thënë zëdhënësja Margaret Harris në një konferencë për media në Gjenevë.