Botë

Joe Biden aktualisht po dëgjon

Joe Biden aktualisht po dëgjon
Foto: Reuters/ Ilustrim

Bota mund të qetësohet, sepse e di fort mirë se presidenti i ardhshëm i mundshëm i Shteteve të Bashkuara është politikan me zemër

(Foreign Policy) - Njëzet vjet më parë intervistova këshilltarët e lartë të politikës së jashtme të presidentit të atëhershëm, George W. Bush, dhe nxora përfundimin se politika e jashtme e Bushit do të ishte thelbësisht “realiste”, megjithëse njëherësh e linjës së ashpër dhe e njëanshme. Dhe e tillë mbase do të ishte nëse terroristët nuk do ta sulmonin Qendrën e Tregtisë Botërore.

Dhe sikurse kishte thënë bujshëm dikur kryeministri britanik, Harold Macmilan, kur ishte pyetur se çfarë e përcaktonte politikën e tij të jashtme: “Zhvillimet, i dashur djalosh, zhvillimet”. Por kjo është vetëm gjysma e përgjigjes për shkak se ndikimin më të madh transformues do ta kishin sulmet terroriste të një ngjarjeje të veçantë – të 11 shtatorit 2001 – te një lider i veçantë – një njeri i papërvojë i prirë nga sensi evangjelik i tij misionar – që do të rezultonte me luftën kundër terrorit dhe “agjendën e lirisë”.