Botë

Uragani Sally shkakton vërshime “historike dhe katastrofale” në SHBA

 Uragani Sally shkakton vërshime “historike dhe katastrofale” në SHBA
Foto: Reuters

Uragani Sally ka lënë rrugë të vërshuara, ura të dëmtuara dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike përgjatë zonës juglindore të Shteteve të Bashkuara më 16 shtator.

Qendra Kombëtare për Uragane ka thënë se disa pjesë jugore të Shteteve të Bashkuara janë përballur me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të mëdha në 24 orët e fundit, duke shkaktuar vërshime “historike dhe katastrofale”, ndërkohë që priten vërshime tjera.