Botë

Kombet e Bashkuara e akuzojnë Venezuelën për “krime kundër njerëzimit”

Kombet e Bashkuara e akuzojnë Venezuelën për “krime kundër njerëzimit”

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara thanë se Qeveria e Venezuelës ka kryer “shkelje të rënda” që përbëjnë krime kundër njerëzimit. Raste të vrasjeve, torturave, dhunës dhe zhdukjeve u hetuan nga një mision fakt-mbledhës i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ekipi tha se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë të përfshirë. “Shërbimet e sigurisë në Venezuelë kanë qenë të përfshira në dhunë sistematike që nga viti 2014, me qëllim shtypjen e opozitës politike dhe, në përgjithësi, terrorizimin e popullsisë”, thuhet në raport, transmeton TCH.