Botë

OBSH: Një në shtatë të infektuar me COVID-19 është në mesin e punëtorëve shëndetësorë

OBSH: Një në shtatë të infektuar me COVID-19 është në mesin e punëtorëve shëndetësorë
Foto: Reuters

Një në shtatë raste të infeksionit me COVID-19 është në mesin e punëtorëve shëndetësorë, ka raportuar Organizata Botërore e Shëndetësisë. E në disa shtete kjo shifër është rritur te një në tre, raporton agjencia Reuters.

OBSH-ja ka bërë thirrje që punëtorët shëndetësorë që janë në vijën e frontit të kenë pajisjet mbrojtëse për të parandaluar infektimin me koronavirusin e ri dhe potencialisht ta përhapin atë te pacientët dhe familjet e tyre.

“Globalisht 14 për qind e rasteve me COVID të raportuara në OBSH janë në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe në disa shtete është deri në 35 për qind”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.