Botë

Erdogani e quan “të paaftë” Macronin

Erdogani e quan “të paaftë” Macronin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se Franca po drejtohet nga një president "i paaftë".

Erdogan dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë shkëmbyer fyerje gjatë muajve të kaluar pasi kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke filluar nga Libia dhe pjesë të Lindjes së Mesme deri në mosmarrëveshjen detare të Turqisë me Greqinë. Macron e zemëroi Ankaranë javën e kaluar kur kritikoi mënyrën se si Turqia po qeveriset nga Erdogani, duke thënë se ky vend "meritonte diçka tjetër".