Botë

SHBA: E pakuptueshme zvarritja e gjykimit për rastin e djegies së ambasadës në Beograd

SHBA: E pakuptueshme zvarritja e gjykimit për rastin e djegies së ambasadës në Beograd

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë (RFE) se është "vështirë për Shtetet e Bashkuara të kuptojnë pse nuk është vendosur ende drejtësia" për rastin e djegies së ambasadës gjatë trazirave të muajit shkurt të vitit 2008 në Beograd.

"Është e rëndësishme të theksojmë faktin se disa individë nuk kanë përmbushur detyrat e tyre ligjore. Kjo vlen edhe për policinë serbe që u tërhoqën nga pozicionet e tyre pranë ndërtesës së ambasadës pak para sulmit. Është gjithashtu jetike të zbulohet se cilat autoritete mund të jenë përfshirë në këtë akt të paligjshëm me pasoja kaq tragjike", tha ambasada amerikane në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.