Botë

Një i infektuar me COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, rrezik për presidentin Trump

Një i infektuar me COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, rrezik për presidentin Trump

Në Uashington, një pjesëtar i stafit të Shtëpisë së Bardhë ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Sakaq, kjo ka bërë që të rritet shqetësimi për përhapjen e infektimit dhe rrezikun që mund t’i kanoset presidentit Donald Trump.

Shumica e agjentëve 007 nuk mbajnë maska, siç nuk mban as presidenti, por janë ata që kanë lidhje direkte me njerëzit dhe mbështetësit që përpiqen të afrohen me Trump në çdo ngjarje zgjedhore.